Gjermanet shume punetore… vetem nje mit

Gjermanet shume punetore… vetem nje mit
Punëtorët gjermanë janë ata me më shumë fat në Europë, pasi kanë orarin më të shkurtër dhe pagesa ndër më të mirat në botë, zbuloi një studim i së përditshmes franceze “Le Figaro”. Midis festave katolike dhe luteriane, përveç festave kombëtare dhe ato të qyteteve të ndryshme, në kalendarin gjerman të pushimeve, nga zona në zonë janë të paktën 16 ditë pushimi. Edhe fëmijët e studentët kanë pushime më të gjata se ata të vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Brenda vendit, Berlini është qyteti që ofron kushtet më të mira për punëtorët e tij.

Aq të mira janë kushtet, sa që Berlini quhet në kulturën popullore si Tunizia. Kjo është një lojë fjalësh nga gjermanishtja, ku tue-nichts do të thotë “të mos bësh asgjë”. Sipas sondazhit, kryeqytetasit gjermanë sëmuren “çuditërisht” vazhdimisht të premteve, për të zgjatur fundjavën. Kriza ekonomike nuk shkaktoi shumë papunësi në Gjermani, por rriti orët jashtë orarit, të paguara shumë më mirë se orët normale. Për më tepër, është e muindur të merren edhe leje të paguara nga puna, duke vizituar klinika ku trajtohen personat e “mbistresuar” nga profesioni I tyre. Marrja e një raporti në këto qëndra duket se nuk është aspak e vështirë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama