Gjermani Agjencia e Punesimit Azilkerkuesit marrin leje qendrimi vetem nese...

Gjermani, Agjencia e Punesimit: Azilkerkuesit marrin leje qendrimi, vetem nese...

Në Gjermani Agjencia e Punësimit Federal ka hedhur idenë që një pjesë e azilkërkuesve të kualifikuar si mjekë, inxhinierë apo profesionistë të tjerë të pajisen me leje qëndrimi nëse sigurojnë një kontratë pune të qëndrueshme, me një pagë mujore mbi 4000 mijë euro.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane sipas të cilave kreu i kësaj agjencie, Raimund Beker u shpreh se për raste të tilla profesionistët mund të shkëputen nga statusi i azilantit dhe të integrohen me status tjetër. Por duket se kjo ide e mbështetur dhe nga disa grupime politike në gjermani nuk është mbështetur nga qeveria gjermane.

Sekretari i Shtetit tha se kjo mund të sjellë abuzim me procedurën e azilit dhe se numri i azilkërkuesve do rritet në mënyrë të konsiderueshme. Sipas tij nuk duhet përzier procedura e azilit me kartën blu.

Në Gjermani sistemi i azilit është i ndarë në mënyrë strikte nga opsionet e tjera të imigracionit. Për të aplikuar për vizë pune sipas ligjit gjerman kush dëshiron këtë duhet të kthehet ne vendin e vet dhe prej aty të nisë procedurën. Që nga 2012 në Gjermani janë dhënë vetëm 20 mijë leje qëndrimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama