Gjermani Ministri i Brendshem jep alarmin Trafikantet shqiptare barone te droges

Gjermani, Ministri i Brendshem jep alarmin: Trafikantet shqiptare barone te droges

Sipas një raporti mbi kriminalitetin e organizuar në Gjermani, bandat shqiptare renditen ndër të parat. Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Maiziere ka prezantuar një raport shqetësues, ku thekson se bandat me shqiptare, përveç se kanë ndërtuar themelet e një rrjeti të rrezikshëm kriminal, kanë edhe mbështetje edhe nga pushteti i tyre.

“Bandat shqiptare e bëjnë Gjermaninë të pasigurt, – mësohet të ketë publikuar në raportin e tij Ministri i Brendshëm gjerman. – Bandat drejtohen nga Polonia, Shqipëria e Lituania. Lufta ndaj krimit nuk është efikase. Krimi në Shqipëri ka lidhje me pushtetin atje dhe bashkëpunimi me autoritetet nuk funksionon”.

Më tej, De Maiziere thekson se shqiptarët në Gjermani janë kthyer në baronë të drogës: “Bandat kriminale shqiptare janë të mirë-organizuara dhe të lidhura me fije jashtë vendit. Duhet guxim personal të luftosh krimin në Shqipëri. Këto banda janë aktive si trafikantë, shantazhues e kontabandistë. Në Gjermani po rritet gjithnjë e më shumë aktiviteti i bandave shqiptare. Bandat janë të organizuara edhe në vjedhje makinash, mashtrime etj. Shqiptarët janë baronë të drogës”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama