Dy shqiptarë, janë plagosur me thikë nga një person që dyshohet se edhe ai është shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Gjermani. Siç raporton gazeta Bild dy shqiptarët, me emrat Shkëlqim 28 vjeç dhe Feti, 27 vjeç, donin vetëm të ndihmonin kamerieren të cilën një mysafir i panjohur po e fyente dhe kërcënonte.
Por kërcënuesi pastaj nxori një thikë dhe e goditi njërin nga shqiptarët.
Kur shqiptari i dytë Fetiu, provoi që t`i dalë në ndihmë shokut të tij, Shkëlqim, sulmuesi e goditi edhe atë dhe, pasi u shkaktoi të dyve plagë të rënda, iku nga lokali. Dy të plagosurit rëndë janë dërguar me urgjencë në spital ku i janë nënshtruar operacioneve emergjente ndërsa tash janë jashtë rrezikut për jetë.
Kjo ngjarje ka ndodhur natën në mes të të premtes dhe të shtunës në Billstedte të Hamburgut, shkruan bild.de. Policia është në kërkim të shkaktarit të plagosjes së dy të rinjve. Ai, sipas përshkrimit të viktimave, flet shqip, është trupmadh dhe ka flokë të shkurtra, të zeza.