Një shofer autobusi në Gjermani kërcënoi ta nxjerrë një shitëse 20-vjeçare nga autobusi në jug të qytetit Lindau, për shkak se ishte shumë e bukur. “Papritur ai ndali autobusin”, thotë gruaja me emrin Debora C. për gazetën “Bild”. “Ai hapi derën dhe më bërtiti, “pamja jote po më huton sa herë shoh në pasqyrë dhe nuk mund të përqendrohem tek trafiku.
Nëse nuk uleni diku tjetër, më duhet t’ju nxjerr nga autobusi”, shton ajo. Vajza thotë se e turpëruar është ulur në një karrige tjetër. Zëdhënësi i kompanisë së autobusëve thotë se sjellja e shoferit ishte e justifikuar.
Marre nga : Gazeta TiranaObserver