Gjermani zgjat 10 vjet koncerti me i gjate ne mbare boten

Gjermani, zgjat 10 vjet koncerti me i gjate ne mbare boten
Pas një dekade dhe 11 ndryshime akordesh, koncerti më i gjatë në mbarë botën vazhdon ende. Performanca e pambarueshme, e nisur me një qetësi gjatë vitit, bazohet në operën e kompozitorit amerikan John Cage, “As slow as possible” dhe ka nisur në shtator të 2001 me qëllim që të mbarojë në 2640, 639 vite pas nisjes së tij. Vizituesit që shpresojnë të asistojnë në ndryshim i ardhshëm të akordeve të organos së ish-kishës të St. Burchard në Halberstadt, në Gjermani, duhet të presin deri në muajin korrik të vitit 2012.

Rainer Neugebauer, president i John Cage Organ foundation në qytet, pohon se opera ka tërhequr ë gjithë kategoritë e njerëzve. “Këtu mund të dëgjohet diçka që është e nevojshme për të gjithë në një mënyrë urgjente, pasi jep një qetësi të shumëkërkuar”, - ka deklaruar Neugebauer.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama