Gjermania fitoi me rezultatin e ngushtë 0-1 sot në mbrëmje ndaj Irlandës së Veriut në ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin C, duke siguruar edhe kualifikimin për në 1/8-at. Por paçka këtij rezultati, gjermanët duket se bëjnë ende tifo që kjo skuadër të kualifikohet për në 1/8-at.
Një koment i publikuar në rrjetin social "Twitter" në profilin "Germania" flet për kryqëzimin e gishtave në mbështetje të Irlandës së Veriut, ndërsa vlerësohet tifozët e kësaj skuadre.
Fitorja e skuadre së Lëvit ndaj Irlandës së Veriut, nuk shuan shpresat e kësaj të fundit për kalimin e grupit si një ndër katër vendet e treta më të mira.
Me këtë rezultat Irlanda e Veriut është me pikë të barabarta me Shqipërinë (3 pikë), por ka avantazhin e golavorazhit.
Ndeshja e luajtur mes këtyre dy ekipeve pritej me interes edhe nga kuqezinjtë. Shqipërisë i duhej një fitore e thellë me rezultatin 4-0 e Gjermanisë në mënyrë që Irlanda e Veriut të kishte një golavorazh më të keq, por kjo nuk ndodhi dhe kuqezinjtë presin me interes ndeshjet e tjera në grupet D, E dhe F.