Gjermania gati te pranoje daljen e Britanise nga BE-ja

Gjermania gati te pranoje daljen e Britanise nga BE-ja

Angela Merkel ka deklaruar se do të preferonte më tepër që të largohej Britania nga Bashkimi Evropian, se sa të lejonte që David Cameron të heqë dorë nga rregullat mbi lëvizjen e lirë për punë. Kancelarja paralajmëroi kryeministrin britanik se ai ka arritur një "pikë pa kthim" duke shtyrë reformimin e sistemit të shenjtë të lëvizjes së lirë të bllokut.

Dyshja u konfliktua në një samit në Bruksel muajin e kaluar, tha se revista gjermane “Der Spiegel”. Duke cituar zyrtarë të lartë, ajo tha se zonja Merkel i tha Cameronit se kishte arritur një "pikë pa kthim" me planet për të futur kuota për numrin e punonjësve të BE-së, të cilët mund të shkojnë në Britani. Ajo kërcënoi se do të braktisë përpjekjet e saj për të mbajtur Britaninë në BE, nëse ai nuk do të tërhiqej.

Një zyrtar i qeverisë u citua nga Radio Bavaria të ketë thënë se, "koha për të folur është afër. Zonja Merkel ka bërë gjithçka që të mund të qetësojë Mbretërinë e Bashkuar, por nuk do të pranojë frenimin e emigracionit nga vendet anëtare të BE-së, në asnjë rrethanë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama