Gjermania ka refuzuar një kërkesë të Greqisë për të zgjatur edhe me gjashtë muaj programin e kredisë të Eurozonës. Më herët ishin dhënë sinjale se një kompromis është i mundshëm. Greqia kishte kërkuar një paketë ndihme gjashtëmujore, në vend të rinovimit të marrëveshjes aktuale, e cila parashikon masa të ashpra kursimi. Por ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble tha se nuk është një propozim i konsiderueshëm për zgjidhje.
Komisioni Europian më herët kishte thënë se kërkesa e Greqisë është pozitive. Por pak minuta më vonë, Schaeuble tha se kërkesa e Greqisë nuk plotëson kriteret për të cilat ka rënë dakord Eurogrupi të hënën. Në rast se nuk merr financimin në kohë, Greqia rrezikon të mbetet pa para në fund të muajit.