Gjermania jep 20 mln euro per dixhitalizimin e RTSH-se

Gjermania jep 20 mln euro per dixhitalizimin e RTSH-se

Shqipëria do të marrë 20 milionë euro nga Gjermania për dixhitalizimin e Radio-Televizionit Shqiptar. në bazë të marrëveshjes së firmosur nga mes RTSH-së dhe “Deutsche Bank AG”, kjo e fundit do të japë 20 milionë euro për të ndihmuar kalimin e transmetimeve nga analoge në numerike, brenda një afati kohor të shkurtër.

Banka gjermane kërkoi si garanci nga qeveria shqiptare përjashtimin nga çdo lloj takse, si dhe heqjen dorë nga imuniteti i godinave shtetërore në rast se huaja nuk shlyet. Marrëveshja e garancisë është firmosur pak ditë më parë nga qeveria dhe dje mori edhe miratimin e Komisionit të Ligjeve.

“Kjo kontratë e zbatimit të projektit synon përcaktimin e modaliteteve, termave dhe kushteve për ndërtimin e këtyre rrjeteve numerike (digjitale) të operatorit publik (RTSH), mirëmbajtjen dhe transferimin e tyre, si dhe mënyrën e financimit të këtij projekti me rëndësi jetike për të ardhmen, jo vetëm të transmetuesit publik, por edhe të të gjithë operatorëve të tjerë në tregun e medias audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave.

Qeveria e ka cilësuar si shumë të rëndësishme këtë marrëveshje, pasi jo vetëm në Evropë, por edhe në rajonin tonë pjesa më e madhe e shteteve e kanë përfunduar procesin e dixhitalizimit. Shqipëria mbetet nga vendet e fundit ku ky proces sapo ka filluar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama