Gjermania mospaguesja me e madhe e borxheve ne shekullin e kaluar

Gjermania, mospaguesja me e madhe e borxheve ne shekullin e kaluar
Mendoni se Greqia po kalon periudhën më të vështirë ekonomike që mund të ketë kaluar ndonjë vend në Europë deri më tani?  Nëse po mendojeni sërish, sepse nuk është kështu. Ekonomisti dhe historiani gjerman, Albrecht Ritschel, argumenton se Gjermania ka qenë vendi më borxhlie gjatë shekullit të kaluar.

Gjermania ndodhet në mesin e një debati në lidhje me borxhin grek. Berlini është i papajtueshëm dhe është duke kërkuar bindje nga Athina. A është e justifikuar kjo sjellje?

Jo. Nuk ka bazë për të.

Ka shumë mundësi që një pjesë e madhe e gjermanëve të mos mendojnë kështu si ju.

Ndoshta, por gjatë shekullit të kaluar Gjermania ishte përgjegjëse për atë që ishte falimentimi më i madh shtetëror në historinë moderne. Vetëm falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që sakrifikuan një sasi të madhe parash pas luftërave botërore, Gjermania është më në fund sot një shtet i stabilizuar ekonomikisht dhe ka statusin e vendit më të fuqishëm ekonomikisht në Europë. Fakti për fat të keq është harruar sot nga disa.

Çfarë ka ndodhur atëherë saktësisht?

Nga viti 1924 deri në vitin 1929 Republika e Vajmarit jetonte me kredi dhe madje mori borxhe dhe paratë të cilat i duheshin për pagesën e reparacioneve për Luftën e Parë nga Amerika. Piramida e kreditit u shkatërrua gjatë krizës ekonomike të vitit 1931. Paraja iku dhe SHBA u dëmtua e më pas edhe efektet në ekonominë botërore ishin shkatërrimtare.

Edhe situata pas Luftës së Dytë Botërore ishte e ngjashme

Po menjëherë pas kësaj Amerika menjëherë ndërmori hapa për të siguruar mospërsëritjen e përsëritjes së kërkesave për reparacione lufte ndaj Gjermanisë. Vetëm me pak përjashtime, të gjitha këto kërkesa u shtynë deri në momentin e bashkimit të të dy Gjermanive. Për Gjermaninë kjo ishte një shpëtim dhe u shndërrua në bazën e mrekullisë ekonomike që nisi në këtë vend në vitin 1950. Por kjo do të thoshte gjithashtu se viktimat e pushtimeve gjermane në Europë duhet që të hiqnin dorë nga reparacionet, përfshi grekët.

Në krizën aktuale, Greqia mori fillimisht një paketë ndihme financiare nga vendet e Eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me vlerë 110 miliardë euro. Tani një tjetër paketë e ngjashme shpëtimi me dimensione të ngjashme duket se qenka sërish e nevojshme për të shpëtuar Greqinë, pas një viti nga paketa e parë. Në këtë rast del pyetja se sa ka qenë vlera e reparacioneve të Gjermanisë ndaj Greqisë?

Matur në çdo rast në krahasueshmëri me performancën ekonomike të SHBA, mosplotësimi i pagesës së borxhit gjerman vetëm në vitin 1930 ka qenë po aq domethënës sa kostoja e krizës financiare të vitit 2008. Krahasuar me atë periudhë, aktualisht problemet e Greqisë janë shumë më të papërfillshme.

Nëse do të krijonit një listë të falimentimeve dhe situatave më të këqija të borxheve në histori ku do të renditej Gjermania?

Gjermania është “mbret” kur vjen puna për borxhin. Llogaritjet e bëra në bazën e humbjeve krahasuar me performancën ekonomike  flasin se Gjermania ka qenë shkelësja më e madhe e borxhit më të madh të shekullit XX.

Nuk mund të krahasohet me Greqinë?

Jo. Vendi ka luajtur një rol më të vogël. Në rastin e Greqisë rreziku qëndron tek efekti që situata e saj mund të ketë ndaj vendeve të tjera që janë pjesë e zonës euro. Ky është problemi i vërtetë.

Gjermania e sotme konsiderohet sinonim i stabilitetit. Sa herë ka qenë Gjermania e paaftë që të paguajë borxhin e vet në të shkuarën?

Varet se si e bën përllogaritjen. Vetëm gjatë shekullit të kaluar Gjermania ka kaluar të paktën tri herë situata shumë të rënda në lidhje me borxhin. Pas herës së parë në vitin 1930, në vitin 1953 SHBA e ndihmoi Gjermaninë duke e reduktuar praktikisht borxhin e saj në hiç. Gjermania, që nga ajo periudhë, ka qenë në një pozicion shumë të mirë edhe pse europianët e tjerë duhet që të duronin mbi shpatullat e tyre barrën e Luftës së Dytë Botërore dhe pasojat e pushtimit gjerman. Gjermania edhe në vitin 1990 pati një periudhë krize dhe iu shmang detyrimeve.

Vërtet?

Po. Kancelari i atëhershëm i Gjermanisë, Kohl, refuzoi që në atë periudhë të zbatonte ndryshimet që iu bënë marrëveshjes së Londrës në lidhje me borxhin e jashtëm gjerman të vitit 1953. Sipas pikave të marrëveshjes, me rastin e bashkimit, çështja e reparacioneve gjermane të Luftës së Dytë Botërore duhet që të rregullohej sërish. Kërkesa e vetme që u bë ishte që të paguhej një shumë e vogël, por jemi duke folur për shuma minimale. Me përjashtim të kompensimeve që iu bënë atyre që kishin qenë në kampet e përqendrimit, Gjermania nuk pagoi asnjë reparacion pas vitit 1990.

Ndryshe nga viti 1953 në debatin aktual në Gjermani në lidhje me shpëtimin e Greqisë nuk ka të bëjë aq me ndihmën ndaj këtij vendi sesa me zgjatjen e maturitetit të bonove qeveritare ose me atë që quhet një “ristrukturim” i lehtë i borxhit. A mund të flasim tani për një lloj falimentimi?

Po. Edhe nëse një vend nuk është 100% pa para mund të falimentojë. Si në rastin e Gjermanisë në vitin 1950 është një iluzion që të mendosh se grekët do t’ia dalin që t’i paguajnë vetë borxhet e tyre. Ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë konsiderohen të falimentuar. Është e nevojshme të përcaktosh se sa e lartë është përqindja e dështimit të bonove qeveritare dhe sa para janë gati që të sakrifikojnë kreditorët. Është gjithçka në lidhje me gjetjen e një pagese dhe të paguesve dhe mënyrën e   bërjes së kësaj pagese.

Paguesi më i madh është sigurisht Gjermania.

Kështu duket. Por ndjenja antigreke që mbizotëron në median greke është shumë e rrezikshme. Dhe mendoj se jemi ulur në një shtëpi prej qelqi. Rimëkëmbja e Gjermanisë u mundësua vetëm falë faljes së borxheve dhe ndalimit të pagesës së reparacioneve të luftës ndaj viktimave të Luftës së Dytë Botërore.

Po thoni se Gjermania duhet që të tërhiqet?

Në shekullin e 20-të Gjermania nisi 2 luftëra botërore, e dyta prej tyre ishte një luftë çnjerëzore zhdukjeje dhe terrori dhe sigurisht në përfundim të saj u kërkuan nga shtete që e pësuan reparacione të menjëhershme të plota ose të pjesshme. Askush në Greqi nuk e ka harruar se Gjermania ua detyron këtyre vendeve prosperitetin e saj ekonomik.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Grekët janë shumë të ndërgjegjshëm për artikujt antagonistë në median gjermane. Nëse grekëve do t’u vinte në majë të hundës mund të kërkonin reparacionet e tyre dhe këtë mund ta bënin më pas edhe vende të tjera të Europës. Dhe nëse Gjermania do të duhej që të përmbushte të gjitha reparacionet do ta kishim punën keq. Krahasuar me një realitet të tillë do të ishte më mirë që të vepronim ndryshe. Përndryshe, faturat e vjetra do të rishfaqeshin sërish.

Duke parë edhe pas në histori, cila do të kishte qenë zgjidhja më e mirë në një rast të ri për Greqinë dhe Gjermaninë në të njëjtën kohë?

Falimentimet e Gjermanisë, shekullin e kaluar tregojnë se gjëja më e ndjeshme për t’u bërë është një reduktim i borxhit. Të gjithë ata që i kanë dhënë hua Greqisë duhet që të heqin dorë nga një pjesë e parave. Disa banka do ta kenë të vështirë që të përballen me një realitet të tillë dhe kjo do të çojë në programe të reja ndihme. Për Gjermaninë, kjo mund të jetë me kosto, por do të na duhet që të paguajmë në një mënyrë, ose në një tjetër. Të paktën më pas Greqia do të ketë një shans për të rifilluar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama