Gjermania ndalet nga Polonia Lev preferoi Mustafin ne stol (FOTO)

Gjermania ndalet nga Polonia, Lëv preferoi Mustafin në stol (FOTO)

UPDATE/ Gjermania dhe Polonia e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen e vlefshme për takimet e dyta të Grupit C në "Euro 2016".

221533407-17af926d-9ea1-4eff-b83f-a1da56648a19

Me këtë rezultat skuadra e Lëvit mban kryesimin e grupit me 4 pikë, aq sa edhe Polonia, ndërsa Irlanda e Veriut renditet e treta pas fitores që mori pasditen e së enjtes ndaj Ukrainës.

Gjermanët kishin një rast të mirë për kalimin në avantazh në minutën e 69´ të pjesës së dytë, kur Ozil provoi me një gjuajtje të fortë në qendër, por topi u devijua nga portieri polak në goditje këndi.

Gjermania rriti presionin e lojës në minutat e fundit të pjesës së dytë. Në minutën e 71' të takimit Lëv aktivizoi Mario Gomez në vend të Drakslerit.

222909594-c50e20e7-cf45-4a11-91cd-8d11d2d44204

Pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Polonisë u mbyll në shifrat 0-0. Gjermanët kryesuan në kontrollin e lojës duke qarkulluar më shumë topin në fushë, por ekipiet të Lëvit i mungoi konkretizimi. Polakët nga ana e tyre zhvilluan një lojë më të kujdesshme, duke synuar aftësitë e Levandovskit për ndryshimine rezultatit.

13441743_1197883670230964_1546662109_o

Pak minuta para fillimit të ndeshjes u publikuan edhe formacionet zyrtare. Trajneri gjerman, Joakim Lëv, preferoi ta linte në stol Mostafin dhe në vend të tij aktivizio zgjodhi Humels. Mustafi ishte autori i parë i golit për gjermanët në ndeshjen e luajtur ndaj Ukrainës.

Rezultati final:
Gjermani - Poloni 0 - 0

Formacionet zyrtare:

Gjermania: Nojer, Hektor, Hëvedez, Humel, Khedira, Ozil, Draksler, Myler, Boateng, Kros, Gece.
Trajner: Lëv

Polonia: Fabianski, Pazdan, Jedrzejczik, Maczinski, Milik, Levandovski, Kricoviak, Grosiski, Blik, Blazcikovski, Pizçek.
Trajner: Navalaka



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama