Gjermania pa 3 titullare Lev do te vendose mes tri skemave

Gjermania pa 3 titullarë, Lëv do të vendosë mes tri skemave

Gjermania vuajti shumë ndaj Italisë dhe e ka paguar shtrenjtë fitoren me penallti. Pasojat e çerekfinales janë: tri dëmtime, Gomez, Khedira dhe Shvajnshtaiger si dhe pezullimi i Mats Humelsit nga kartonët e verdhë.

1467487506994_lc_galleryImage_Germany_s_midfielder_Bast

Përballë "betonit" italian, Mario Gomez pësoi tërheqje të rëndë muskulore në kofshën e djathtë dhe humbi Europianin; Khedira dëmtoi aduktorët e kofshës së majtë dhe mungon zyrtarisht në gjysmëfinale si dhe Bastian Shvajnshtaiger krisi ligamentin e gjurit të djathtë.

2387537_w1

Shanset e aktivizimit të kapitenit nga minuta e parë janë të pakta. Shpresat janë që ai ta nisë nga stoli dhe të jetë në gjendje të luajë për disa minuta në pjesën e dytë. Mungesë e rëndësishme do jetë edhe qendërmbrojtësi Mats Humels, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë ndaj Italisë. Për pasojë mungon në gjysmëfinale.

Ditën e enjte në Marsejë, Gjermania do përballet me organizatorët e Francës. Pyetja më e diskutueshme për gjysmë- finalen është: Si do të luajë apo cili do jetë formacioni i projektuar nga Joakim Lëv ndaj Francës? Tri variante Joakim Lëv hodhi në fushë formacionin ideal kundër Sllovakisë dhe Irlandës së Veriut, por ndaj një France ofensive nevojitet mbrojtje e fuqishme.

Untitled-2

Në mungesë të tre lojtarëve, Lëv ka disa alternativa. Gjermania është e detyruar të luajë me "9 fals" me Gëcen, Shyrrlen ose Mylerin. Si zëvendës të Humelsit janë Mustafi dhe Hëvedes. Ndërsa për Khedirën alternativat favorite janë Emre Xhan ose Julian Vajgl. Çështja është nëse Lëv do luajë me formacion sulmues 4-1-4-1, me variantin si ndaj Italisë 3-4-1-2 apo modulin e perfeksionuar 4-2-3-1? Ja si do luhej me tri variantet ku më i mundshmi është 4-2-3-1:

4-2-3-1: Nojer; Hektor, Boateng, Hëvedes (Mustafi), Kimish; Xhan (Vajgl), Kros; Draksler, Ozil, Myler, Gëce (Shyrrle).

Untitled-1

3-4-1-2: Nojer; Mustafi, Boateng, Hëvedes; Hektor, Xhan (Vajgl), Kros, Kimish; Ozil; Gëce (Shyrrle), Myler

Untitled-2

4-1-4-1: Nojer; Hektor, Boateng, Hëvedes (Mustafi), Kimish; Kros; Shyrrle (Sane), Ozil, Draksler, Myler; Gëce.

Untitled-3

PËRGATITI: ENIAR IBRO



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama