Gjici sfidon lojtaret Radha juaj Kupen e fitova une!

Gjici sfidon lojtarët: Radha juaj, Kupën e fitova unë!

Një ditë para ndeshjes mjaft të rëndësishme të turit të parë të eliminatoreve ndaj Rudarit, ka qenë vetë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili ka takuar skuadrën dhe pjesëtarët e stafit. Pas darkës, në hotel është shfaqur presidenti Gjici, i cili ka takuar lojtarët dhe trajnerin. Presidenti nuk ka ngurruar të kërkojë vetëm fitore në këtë takim, të cilin ai e ka konsideruar mjaft të rëndësishëm për ecurinë e Kukësit në arenën europiane.

gjici

Gjici

Gazeta ka arritur të zbardhë fjalimin e presidentit me lojtarët: "Kemi një takim shumë të rëndësishëm, kundër një ekipi të fortë, por jo të vështirë për t'u mundur. Kemi kaluar skuadra mjaft të forta dhe me emër në Europë. I them këto jo për të nënvlerësuar kundërshtarin, por për t'iu thënë që ne jemi Kukësi dhe kemi energji e forcë për të shkuar larg. Ndaj kërkoj nga ju që të merrni masa, të jepni maksimumin në fushë, të jeni të përqendruar me qëllim që të bëjmë hapin e madh".

Biseda dhe diskutimet kanë vazhduar edhe më tej, ku presidenti ka bërë batuta me lojtarët duke u thënë se tani do të duket se sa vlejnë, pasi Kupën e Shqipërisë e fituan falë tij. "Këtu do të dukeni, pasi Kupën e fituat falë meje dhe investimeve që unë kam bërë. Në Europë tregohen këllqet, tregon secili sesa vlen, por unë kam besim te ju", u ka thënë Gjici futbollistëve.

kukesi me gjicin

Presidenti i ka qëndruar Kukësit shumë pranë gjatë të gjithë këtyre viteve. Gjici ka investuar shuma të konsiderueshme për klubin, në një kohë që skuadra shkroi historinë katër vite më parë duke kaluar tri ture në Europë. Edhe sezonin e kaluar verilindorët kaluan dy ture, në një kohë që synojnë të shkojnë sa më larg edhe tani. Kukësi do të përballet me malazezët e Rudarit në këtë tur të parë. Sot do të luhet sfida e parë dhe, më pas, ajo e kthimit pas shtatë ditësh.

Skerdilaid Sulozeqi



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama