Gjirokaster ekspozite me profilet e banesave tradicionale

Gjirokaster, ekspozite me profilet e banesave tradicionale
Teatri i Gjirokastrës i ka hapur dyert ekspozitës së autorit Arjan Pano për të ekspozuar profilet e shtëpive të këtij qyteti në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në rreth 20 makete janë ekspozuar profile të portave dhe të elementëve përbërës të banesave. Ato evidentojnë pjesën e dritareve dhe portave si elementë të rëndësishëm brenda banesës traditcionale.

Të gjitha maketet janë ndriçuar për tu ekspozuar me dritë dhe për të evidentuar gjithashtu rëndësinë e dritës për qytetin gri. Njëherazi objektet që lidhen me grumbullimin e ujit që vazhdimisht ka munguar në qytet si puset , ullukët e sterat kanë qenë të evidentuara në këtë ekspozitë.

Autori Arjan Pano bën me dije se ka punuar për të realizuar maketet e ekspozitës rreth 1 vit rrjesht ndërsa ideja e ekspozitës ka lindur vite më parë. Ekspozita që do të qëndrojë e hapur përgjatë fundjavës është ndjekur nga qindra vizitorë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama