Gjirokaster mesuesi i ve flaken vetes ne ambientet e shkolles

Gjirokaster, mesuesi i ve flaken vetes ne ambientet e shkolles

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Gjirokastër, ku në kushte dëshpërimi një mësues i ka vënë flakën vetes. Sipas informacioneve të fundit, mësuesi Laze Harshova fillimisht ka spërkatur trupin me benzinë në ambientet e shkollës dhe më pas i ka vënë zjarrin me anë të një çakmaku. Stafi pedagogjik i shkollës ka ndërhyrë menjëherë duke i ardhur në ndihmë 60-vjeçarit dhe pas disa përpjekjeve ka arritur të shuajë zjarrin që e kishte përfshirë.

Menjëherë më pas është lajmëruar ambulanca, e cila nuk ka vonuar të mbërrijë tek shkolla industriale e qytetit, ku e ka marrë mësuesin dhe e ka shoqëruar në spital. Burime nga spitali bëjnë me dije se 60-vjeçari, përveç se në trup ka marrë plagë edhe në fytyrë. Për momentin nuk dihen motivet e sakta të veprimit të tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama