Gjirokaster varferia ekstreme po shton armaten e femijeve analfabet

Gjirokaster, varferia ekstreme po shton armaten e femijeve analfabet
Luftës për mbijetesë të familjeve të tyre u janë bashkuar dhjetra fëmijë të lagjes Gërhot të Gjirokastrës të cilët kanë braktisur bankat e shkollave për të punuar. Në këtë lagje të ndërtuar gjatë viteve të tranzicionit me të ardhur nga zona periferike qyteteve të ndryshme të vendit si Berati, Elbasani, Korça, Lushnja etj numërohen 200 familje.

Por varfëria që i ka kapluar këto të ardhur nga zonat rurale për një jetë më mirë ka bërë që afro 70% e fëmijëve të mos shkojnë në shkollë, prindërit thonë se e kanë të pamundur t’i shoqërojnë për në shkollë.

Nga ana e tyre vogëlushet e kësaj lagjeje që po dënohen me analfabetizëm shprehen se shkolla më e afërt është 40 minuta në këmbë. Sakaq 80 prej tyre janë tërësisht analfabetë, më të evgjlit nuk kanë shkuar asnjëherë në shkollë teska pjesa më e madhe e kanë braktisur dijen pas dy klasave të para fillore.

Shumë fëmijë të kësaj zone i bashkohen çdo ditë prindërve duke mbledhur materiale të riciklueshme të cilat më pas i shesin për të mbijetuar. Banorët e kësaj zone thonë se janë harruar nga shteti e se po sakrifikojnë gjithçka për të mbajtur frymën gjallë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama