Gjirokastertri dite Fest-Argjiro 2013

Gjirokaster,tri dite Fest-Argjiro 2013
Qyteti i Gjirokastrës u bë mikpritës i edicionit të katërt të Fest- Argjiro 2013, një eveniment ky i përvitshëm, i cili organizohet dhe mbështetet nga Bashkia e Gjirokastrës. Për tri ditë me radhë, grupe të ndryshme, ansamble dhe shoqata kulturore nga rajoni dhe Europa, kanë shfaqur tendencat e folklorit nga vendet prej të cilave vinin.

Ajo që spikati më tepër ishte pjesëmarrja e ansambleve kosovare, të cilat këtë vit shënuan numrin rekord, plot tri të tilla, krahas shtatë grupeve apo ansambleve të tjera folklorike nga Ballkani dhe Europa, pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

Odeoni koncertor në pjesën karakteristike të qytetit u shndërrua në panteonin e shfaqjeve të vlerave folklorike të vendeve të tilla si Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, apo dhe Polonia e largët.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama