Me mbështetjen e veçantë të Bashkisë Gjirokastër dhe kryetares së saj, Zonja Zamira Rami-
Tirane, 27 Tetor/ATSH-Megi Zonja/.- Albanian Excellence në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare me mbështetjen e veçantë të Bashkisë Gjirokastër dhe kryetares së saj, Zamira Rami, vijon punën për projektin "Gjirokastra Histori suksesi", projekt i cili do të përzgjedhë për herë të parë në një libër, qytetarët gjirokastritë që kanë arritur një histori dinjiteti njerëzor dhe suksesi në vëndet ku u detyruan të jetojnë pas viteve '90-të.
Qyteti i Gjirokastrës, i njohur historikisht dhe periodikisht për figura të njohura poliedrike historike dhe kulturore , ketë herë do të ketë një libër suksesi me njerëzit e saj që jetojnë jashtë Shqipërisë, por që do të jene ndërkohë edhe një data base me vlerë për të ardhmen e qytetit të UNESCO-s, qytetit me vlera te vecanta arkitekturore, një pasuri e vërtetë historike, jo vetëm për ne.
Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër. Zamira Rami, duke vlerësuar këtë projekt dhe mbështetjen e saj, nënvizoi rëndësinë që duhet të ketë përzgjedhja e shkëlqyer e njerëzve që kanë ditur të bëjnë histori suksesi si edhe të spikasin me jetën e tyre profesionale kudo ku ata jetojnë.
Një rëndësi të madhe gjatë kësaj mbledhje ju kushtua kritereve profesionale që duhet të kihen paraysh në përzgjedhjen e kandidatëve , që do të kenë CV e tyre profesionale, sa aktivë janë në komunitetin shqiptar ku ata jetojne , sikundër do të ketë dhe rekomandime nga njerëz të njohur të kandidatëve që do të përzgjidhen nga ky bord , të cilët do të jenë njeherazi pjese e librit "Gjirokastra-Histori suksesi" por edhe vijim i data baze që Albanian Excellence, ka krijuar prej më shumë se tre viteve punë në përcaktimin e sukesit shqiptar në botë.
Mbas shumë propozimesh dhe diskutimesh, u arrit që personazhet që do të jenë pjesë e këtij libri do të jenë histori suksesi të qytetarëve gjirokastritë të pas viteve 90 të dhe që janë gjallë. Mbi bazën e ndarjes së re territoriale, personazhet e librit "Gjirokastra-Histori suksesi" , do të përzgjidhen nga Bashkia e madhe e Gjirokastrës e cila aktualisht zë një territor shumë më të gjërë duke i dhënë në këtë mënyrë përzgjedhjes, një frymë më demokratike dhe një pjesmarrje më të gjërë historive të arritura nga banorët e kësaj zone në jug të vendit e njohur për karakteristika të vecanta të saj.
Gjithashtu anëtarët e bordit propozuan të paktën 20 emra konkretë që mund të jenë pjese e librit "Gjirokastra-Histori suksesi", për të cilët do të punohet për t'i evidentuar më mirë në bazë të kritereve të mirëpërcaktuara gjatë kësaj mbledhje.
Imazhi i Albanian Excellence, Ardian Cerga, në fjalën e tij duke sjellë eksperiencën e Albanian Excellence në realizmimin e botimeve të suksesit në qytetet e Vlorës, Beratit, Fierit , cilësoi rëndësinë e organizmit me gjirokastritët e suksesit dhe të lëvizjeve qytetarë në qytetin e gurtë pasi sipas tijm mesazhet që jepen përmes këtyre aktiviteteve qytetare i bëjnë më protagonsitë personazhet në qytetin e lindjes.
Anëtarët e bordit që po punojnë në realizimin e projektit "Gjirokastra-Histori suksesi", shprehen në diksutimet e tyre përgjegjësinë e tyre absolute në besimin e dhënë ndaj tyre për këtë libër, një manual i vërtetë vlerash për qytetin e tyre.
Projekti, "Gjirokastra -Histori sukses", përbëhet nga realizimi i librit , organizmi i një lëvizje qytetare e cila do të përbëhet nga një mori aktivitetesh ku protagonisët do të jenë vetë personazhet e librit "Gjirokastra -Histori suksesi", si dhe nga Mbrëmja Gala, ku personazhet e librit do të jene yjet e saj dhe ku ata do të nderohen me titullin "Albanian Excellence" .
"Albanian Excellence", AE, e krijuar në fillim të vitit 2012 në formën juridike të qendrës, ka si qëllim të kontribuojë në prezantimin, evidentimin, promovimin dhe përkrahjen e Shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Çamërisë të cilët kanë arritur të integrohen profesionalisht në vendet ku kanë emigruar apo ku aktualisht jetojnë dhe që kanë treguar vlera të larta qytetare dhe arritje profesionale të larta; kanë ruajtur identitetin dhe kulturën Shqiptare, kanë treguar një lidhje me atdheun e tyre. Deri me tani vec librit , "100 histori suksesi në 100 vjetorin e Pavarësisë", i promovuar me një mbrëmje Gala, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Nëntor 2012, në kuadrin e qëlllimit të Albanian Excellence, janë botuar "Berati-Histori suksesi"(2013), Fieri-Histori Suksesi(2014), Vlora-Histori suksesi 2014, libra të cilat jane promovuar përmes një levizje qytetare ku në qendër të saj kanë qenë personazhet e librave të ardhur enkas për këto evente nga vendet që jetojnë. Mbrëmja Gala, ka qenë eventi i cili ka promovuar librat përkatës, sikundër personazhet kanë qenë në qendër të saj me historitë e tyre të suksesit. Albania Excellence është promotore e projektit për ndërtimin e vendkalimeve për invalidët, si dhe projektit për përdorimin e bicikletave, një lëvizje mbarëkombëtare e cila është zhvilluar në Fier, Pogradec, Vlorë, Elbasan dhe në Korçë
Në proçes është, "Zonjat shqiptare në Nju Jork", projekt i cili ka qëllim të evidentojë dhe prezantojë histori suksesi të grave te te gjithe hapësirës mbarëshqiptare në SHBA dhe konkretisht ne Nju Jork, të cilat janë integruar profesionalisht dhe familjarisht në nje nga metropolet më të mëdha të botës. Ky projekt zhvillohet nën patronazhin personal të Presidentit të Republikës, Zoti Bujar Nishani.
/f.n/