Gjitari i rralle perfundon ne bregdetin e Durresit

Gjitari i rralle perfundon ne bregdetin e Durresit
Një gjitar i paspecifikuar ka dalë bregdetin e Durrësit, në gjendje tejet të dekompozuar. Gjitari ka dalë në breg të detin në sektorin Apolonia të lagjes numër 13 të plazhit, në orët e pasdites. Besohet se gjitari ka përfunduar aty fortunali që ka pasur në det të hapur këto ditë. Specia e rrallë është e gjatë rreth 5 metra dhe peshon rreth 1 ton. Drejtori i Komunales se plazhit Alfred Dhuli se me të do të merren ditën e nesërme pasi të kontaktohet me institutin e peshkimit, të cilët mund të kenë interes shkencor për ekzaminimin e kësaj kafshe detare të veçantë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama