Gjobe 200 euro ne Facebook vajzes per ti dhene te dhenat e adreses

Gjobe 200 euro ne Facebook vajzes per ti dhene te dhenat e adreses

Dy të rinj nga Tirana janë arrestuar prej policisë, pasi vendosnin gjoba nëpërmjet rrjetit social Facebook. Klodian Pepkolaj, 18 vjeç, dhe Fatos Syla, 19 vjeç, janë denoncuar nga një vajzë me inicialet O.L., e cila ka deklaruar se persona të panjohur kanë ndërhyrë në adresën e saj të Facebook-ut. Ata i bënin presion se do të publikonin biseda personale te miqtë e saj, nëse ajo nuk paguante shumën e parave prej 200 eurosh.

 

Nga ana tjetër, hajdutët e Facebook-ut i thoshin O.L.-së, se nëse ajo paguante, atëherë ata do tia kthenin Facebook-un. E ndodhur në një situatë të tillë, ajo ka bërë një denoncim në polici, ku ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen. Pas marrjes së denoncimit, seksioni i krimeve kompjuterike, ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Pas identifikimit, policia ka vënë në pranga Pepkolajn dhe Sylën. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar dy njësi kompjuterike dhe dy aparate telefonike.

 

Ndërkaq dyshohet se të arrestuarit kanë vepruar edhe me persona të tjerë në këtë formë. Ata bënin presione se do të publikonin biseda personale të personave që u kishin vjedhur faqen e Facebook-ut, nëse nuk paguanin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama