Sipas “Washington Post”, në një raport ndërkombëtar mbi korrupsionin, në një rast të pabesueshëm, rezulton se një spital në Zimbabve i detyron gratë të paguajnë pesë dollarë për çdo të bërtitur gjatë lindjes. Në teori, kjo rregullore absurde shërben për të shmangur alarmet false të grave që presin të lindin fëmijë, por në realitet ka të bëjë me “marrjen e parave”. Spitalet në Zimbabve kanë një tarifë 50 dollarë për çdo lindje, një tarifë sërish absurde, sepse është sa një e treta e të ardhurave mesatare vjetore për një punëtor të thjeshtë në këtë vend, sipas “Transparency International”. Kjo ndihmon të shpjegosh pse shumë gra zgjedhin të lindin në shtëpi, dhe në raportet e OKB, një në tetë gra nga Zimbabve vdes gjatë lindjes.