Gjoba u vendos pasi Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimet në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorik ndaj palëve të treta (MTPL) dhe vendosje gjobe për kufizim të konkurrencës ndaj ndërmarrjeve “Sigal Uniqa Group Austria Sha (Sigal)”, “Sigma Vienna Insurance Group Sha (Sigma)”, “Atlantik Sha”, “Intersig Vienna Insurance Group Sha (Intersig)”, “Interalbanian Sha”, “Alb - Siguracion Sha (Albsig)”, “Instituti i Sigurimeve Sha (Insig)” dhe “Eurosig Sha”.
Një veprim i tillë ka ardhur pasi “nga data 1 Shkurt 2012 midis operatorëve në tregun e sigurimeve është rënë dakord për të rritur çmimet e sigurimit të mjeteve motorike”. Pas kësaj Inspektorët e Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe Hetimit të Tregut realizuan një monitorim të çmimeve duke mbledhur evidencat nga agjentët e shitjeve në këtë treg ku është konstatuar se të gjitha kompanitë e sigurimit në mënyrë të menjëhershme kanë aplikuar çmime të njëjta pothuajse për të gjitha produktet.
Pas hetimit ka rezultuar se kjo sjellje ka dëmtuar konkurrencën pasi ky produkt nuk mund të zëvendësohet me një produkt tjetër që ofrojnë ndërmarrjet e sigurimeve, për shkak edhe të detyrimit ligjor specifik që i kërkohet poseduesit të mjetit motorik për ta patur të detyrueshëm. Kompanitë që operojnë në treg kanë lidhur marrëveshje për shkëmbimin e informacioneve dhe kanë pushuar “luftën e çmimit” duke eliminuar konkurrencën midis tyre, e cila është e dëmshme jo vetëm për konsumatorin por edhe për ndërmarrjet e vogla dhe/ose të reja që operojnë në këtë treg.
Kompania ‘Sigma’ -14 050 348 lekë
Kompania ‘Atlantik’ -11 141 914 lekë
Kompania ‘Intersig’ -12 213 514 lekë
Kompania ‘Interalbanian’ -7 271 207 lekë
Kompania 'INSIG' -3.257 583 lekë
Kompania Eurosig-9.151 357 lekë
Kompania 'ALBSIG'-9,362,548 lekë