Gjoks seksi mision i mundur

Gjoks seksi, mision i mundur
Ves i keq zilia. Por kur flitet per gjoksin, eshte e pamundur te mos biesh ne kete mekat. Te ngushellon ama fakti se kjo ndjenje heret a vone i kap te gjithe, te vogla dhe te rritura, pasi modeli ideal fare pak i pergjigjet realitetit. E megjithese kirurgjia estetike duket deri tani e vetmja menyre per te modifikuar format dhe permasat e dekoltese, mund te behet dicka per te permiresuar tonin dhe pamjen, por mbi te gjitha per te perballuar me mire ndryshimet te cilave u nenshtrohet kjo strukture delikate gjate jetes. Gjoksi eshte i perbere nga nje pjese e dhjamur dhe nga gjendra e qumeshtit dhe eshte "i kapur" tek muskujt e kraharorit. Dhe per kete eshte objekt i ndryshimeve ne peshe apo i zakoneve te keqija sic eshte mbajtja e sutjenave jo te pershtatshme dhe aktiviteti fizik. Por mbi te gjitha i ndryshimeve hormonale qe ndikojne tek gjoksi qe nga puberteti deri ne menopauze.

Gjoksin jashte, barkun brenda

Per te perballuar keto ndryshime pa i ndjere gjoksi, nevojitet te nderhysh tek mbeshtetesit e tij natyrale: muskulatura dhe lekura.Jane shume te mira ushtrimet qe kane te bejne me muskujt e kraharorit [me klasiku, por efikas: berrylat ne lartesine e shpatullave, duart mbrapa qafes dhe shtyrja e kraheve kundrejt njeri-tjetrit]. Por eshte shume i rendesishem edhe qendrimi. Te mbledhesh shpatullat eshte nje zakon qe vjen nga moshat e reja, nje zakon i keq qe zgjat shume dhe qe i detyron muskujt qe te humbasnin tonifikimin dhe qe te mos arrijne ta mbajne mire gjoksin. Pra duhet te korrigjojme nje difekt te tille, duke kontrolluar qe shtylla kurrizore te qendroje gjithmone drejt dhe shpatullat te jene mbrapa, edhe kur jemi ulur.

Objektivi: elasticiteti

Dieta, rritje te peshes, ndryshime hormonale. Edhe koha qe kalon. Te gjitha e vene perpara nje prove te forte lekuren duke qene ne orgjine te nje problemi mjaft te perhapur: zmaljaturat, te cara qe formohen mbi lekure. Metoda me e mire per t\'i kuruar eshte mikrodermoabrazioni: kristale te vogla alumini qe provokojne nje goditje te vogel, duke stimuluar rinovimin e lekures. Dermatologet thone qe nje tjeter metode e mire eshte edhe dye laser, ende pak i perhapur qe funskionon mire sidomos ne zmajlaturat e stadit te pare. Por qe t\'i zhdukesh fare eshte e veshtire, pasi jane si djegiet. Pra me e mira eshte t\'i parandalosh. Kremrat dhe trajtimet tashme dihet qe nuk mund te na e rrisnin numrin e gjoksit, por gjithsesi ndikojne ne elasticitetin e lekures. Produktet specifike te gjoksit kane nje fuqi te larte hidratuese dhe permbajne acidra qe jane te afte te stimulojne prodhimin e kolagjenit. Ne kete menyre lekura behet me elastike dhe i reziston me mire ndikimeve mekanike. Perdorimi i kremrave kozmetike eshte gjithmone i keshillueshem dhe me dendesine me te madhe ne periudhen e shtatezanise por edhe kur jeni duke ndjekur ndonje diete dobesuese apo ne menopauze.

Te dermatologu

Per te bere trajtimet kunder zmaljaturave mund te shkohet edhe tek dermatologu per trajtime me acid ialuronik, nje metode e sigurte sepse acidi thithet menjehere nga trupi dhe vepron ne nivelin e dermes duke bere nje hidratim me te mire dhe duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Ne kete menyre reduktohen rrudhat e vogla te dekoltese duke na dhuruar nje lekure kompakte, nje cikel i tille zgjat dy apo tre muaj.

Dhe per sa i takon ekspozimit ne diell nuk eshte e vertete qe te besh plazh me topless te ben dem. Eshte e vertete qe rrezet e diellit mund te jene te demshme, por vetem ne te gjithe trupin. Pra duhet te perdorim mbrojtesit e perhershem: krem me filtra mbrojtes.

Nga : Revista Klan

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama