Tërbuni i fazës së katërt ka një ecuri pozitive dhe të paparashikuar nga askush. Morali i ekipit është rritur, madje shpresat për të mbijetuar janë më aktuale se kurrë. Gjithsesi, stafi drejtues ka kërkuar nga lojtarët që të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mos kalojnë në eufori, si dhe të përqendrohen te kampionati, kryesisht te sfida e radhës. Të hënën Tërbuni pret në shtëpi Teutën dhe, sipas trajnerit Viktor Gjoni, një fitore me durrsakët i afron edhe më shumë me rivalët që janë përfshirë në luftën për mbijetesë në Superiore.
Stafi teknik është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ku çdo gjë po shkon sipas parashikimeve dhe, në rast se ruhet ecuria e jav- ëve të fundit, pukjanët mund të japin të tjera surpriza në Kategorinë Superiore. Për të mposhtur Teutën, skuadra pukjane kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë vendëse, e cila duhet të jetë më e shumtë në stadium.
Përgatiti: Ditmir Pema