Gjosha Analize te plote rekomandimeve te progres-raportit

Ministrja-e-Integrimit-Evropian-Klajda-Gjosha-Foto-Flor-Abazi2-1TIRANË, 11 Nëntor /ATSH/ - Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha deklaroi sot, një ditë pas prezantimit të progres-raportit të KE-së për Shqipërinë se, sa i përket kritereve bazë për integrimin, krahasuar me vendet e tjera aspirante për në BE, vendi ynë është në nivel të përafërt.

"Sa u takon çështjeve thelbësore të BE-së që kanë të bëjnë më ndërtimin e shtetit të së drejtës, zbatimit të ligjit, luftës kundër korupsionit dhe krimit të organizuar, është me rëndësi të bëjmë një krahasim me vendet rajonale që aspirojnë antarësimin në BE, është në një nivel të përafërt me to", tha ajo në një dalje publike nga ambientet e kryeministrisë.

Gjithashtu, Gjosha theksoi se pavarësisht nga arritjet e përmendura në progres-raportin e prezantuar dje në Bruksel, do t'u bëhet një analizë e plotë të gjithë rekomandimeve të dala prej tij (vijon) /b.k//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama