Gjosha Jane permbushur 90 e prioriteteve te BE brenda vjeshtes miratojme reformen ne drejtesi

Ministrja Gjosha, konferenceTIRANE, 26 Korrik/ATSH/- Rreth 90% e prioriteteve që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë si kusht për çeljen e negociatave, janë përmbushur. Kështu deklaron në një intervistë për TV A1 Report, Ministrja Integrimit Klajda Gjosha.

Ajo thekson se në vjeshtë do të jetë përmbyllet dhe reforma në drejtësi duke kompletuar kështu tablonë e detyrimeve që ka Shqipëria për ecur drejt familjes europiane. Pas këtyre hapave Shqipëria do të kërkojë menjëherë hapjen e negociatave.

" Kushtet e vendosura nga KE janë rëndësishme, sidomos reforma në drejtësi, ku kemi opozitën që i është bashkangjitur tashmë komisionit të posaçëm, për këtë reformë të rëndësishme. Ka mbaruar faza e parë e reformës dhe janë identifikuar problemet. Brenda vjeshtës do kemi paketen e plotë për të miratuar në vjeshtë. Reforma kyç për hapjen e negociatave. Lufta kundër korrupsionit gjithashtu ka ecur me ritme të mira. Raporti i Komisionit Europian do jetë pozitiv. Nuk dua ta harroj pa përmendur edhe ligjin për pronat, ose reformën për pronat, që do të gjejë zgjidhje përfundimtare. Shqipëria ka qënë në shkelje të plotë në lidhje me pronat me MSA për disa vite", deklaron ministrja.

Me plotësimin e kushteve, Gjosha pohon se do kërkojmë menjëherë hapjen e negociatave duke u bazuar në suksesin e arritur. "Do shikojmë rezultatet e para dhe kemi bindjen se do gjejmë klimë pozitive në BE, per hapjen e negociatave. Por siç e kam thënë dhe më herët, nuk mund të vendosim afate kohore kur bëhet fjalë për integrimin, por shpresojmë që vendet anëtare ta njohin këtë sukses", shton ajo më tej.

Lidhur me vendimin e qeverisë për një shpërblim për 1 milion lekësh të vjetra për personat që merren me projektet e BE, në administratë, ministrja sqaron se "me këtë vendim kërkojmë të krijojmë një ajke punonjësish dhe të përthithim njerëzit më të mirë dhe më të aftë që ka vendi, por edhe për të thithur ata që janë jashtë, për t'i afruar në administratën publike".

Gjosha thekson se VKM nuk ka për bazë të japë një page ekstra, por parashikon që çdo 3 muaj do ketë një vlerësim dhe në bazë të rezultatit që do të kenë do i jepet një bonus prej 1 mln leke të vjetra në 3 muaj./a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama