Gjosha Perfaqesimi i grave ne Kuvend standard europian per politiken shqiptare

Ministrja Gjosha merr pjesë në tryezën "Gratë në parlament dhe gratë në organet e zgjedhura vendore për fuqizimin e rolit të gruas në politikë"

TIRANË, 21 Tetor/ATSH-Gjergji Mima/ -Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, mori pjesë në tryezën e përbashkët "Gratë në parlament dhe gratë në organet e zgjedhura vendore për fuqizimin e rolit të gruas në politikë", qe u zhvillua në Kuvendin e Shqipërisë.

Në tryezën e organizuar nga Aleanca e Grave Deputete së bashku me Programin e barazisë gjinore UNPD, ministrja Gjosha u shpreh se vullneti i unifikuar i të gjitha grave deputete pavarësisht kahut politik që i përkasin, duhet konsideruar si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit.

"Unë mendoj se përfaqësia sa më e madhe e grave dhe vajzave në Kuvend realisht do të ndryshojë fytyrën e politikës shqiptare, do t'i japi një standard tjetër parlamentit shqiptar, një zë, një etikë tjetër të cilën ne e vuajmë sot. Unë kam shpresën që gratë dhe vajzat do të jenë ndryshe me një politikë të standardeve evropiane", tha ministrja Gjosha. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama