Gjosha Shqiperia do te menaxhoje vete fondet e BE brenda dhjetorit nenshkruhet marreveshja

Ministrja-e-Integrimit-Evropian-Klajda-Gjosha-Foto-Flor-Abazi2-1TIRANE, 15 Tetor/ATSH/- Brenda 31 dhjetorit të vitit 2015, Shqipëria do të lidhe me Bashkimin Europian, Marrëveshjen Financiare IPA 2014.

Në sajë të kësaj marrëveshje, Shqipëria do të menaxhojë vetë fondet e Bashkimit Europian.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, konfirmoi sot në seancën parlamentare, lidhjen e marrëveshjes financiare IPA 2014, brenda 31 dhjetorit të këtij viti, ku për herë të parë Shqipëria menaxhon fondet e BE-së.

Ministrja Gjosha ka deklaruar se "jemi të bindur se Shqipëria në vijim, do të përfitojë më shumë fonde se tani nga Bashkimi Europian"./a.gegvataj/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama