Gjosha Te lexojme mire progres-raportin nuk kemi kohe per te humbur

GjoshaTIRANË, 10 Nëntor/ATSH/.- Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha reagoi të martën pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn. "Ta lexojmë mirë këtë progres-raport dhe të adresojmë rekomandimet, pasi nuk kemi kohë për të humbur", shkruan ministrja Gjosha në një postim në rrjetet sociale.

"Komisioneri Hahn sapo publikoi progres-raportin për Shqipërinë. E mirëpritëm progresin e qëndrueshëm për 5 prioritetet, por mbetet akoma për të bërë me ndërtimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë, të drejtat themelore me fokus të drejtën e pronës', nënvizoi Komisioneri Hahn. Ky progres-raport qartësisht reflekton arritjet me reformat dhe sfidat e mëdha që kemi përpara në rrugën tonë drejt BE-së. Të lexojmë mirë këtë progres-raport dhe të adresojmë rekomandimet, pasi nuk kemi kohë për të humbur!", shkruan ministrja Gjosha. /a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama