Gjuha antike e vdekur qe prej 4000 vjetesh riprodhohet serish

Gjuha antike e vdekur qe prej 4,000 vjetesh riprodhohet serish

Për herë të parë pas 4000 vjetësh, gjuha antike e njohur si PIE (proto-indo-evropiane) do të ketë mundësi që të dëgjohet pas dekadash studime.  Eksperti i linguistikës, Dr Endrju Bird nga Universiteti i Kentakit regjistron me zë një tregim të shkurtër për kalin dhe delen në gjuhën proto-indo-evropiane.  Edhe pse nuk ka asnjë dëshmi fizike të shkruar të kësaj gjuhe, Bird arriti që të rikrijonte një version të tijin, bazuar në tekstet antike të gjuhëve indo-evropiane, si latinishtja, greqishtja, sanskritishtja.

Sipas studimeve, kjo gjuhë është folur për herë të fundit në vitet 4,500 dhe 2,500 para lindjes së Krishtit në një rajon gjeografik mjaft të gjerë, nga Europa deri në Azi.  Ndërsa tregimi i shkurtër për delen dhe kalin është shkruar në 1868-ën nga doktori i linguistikës, August Schleicher, i cili më pas e përktheu atë në gjuhën PIE, në mënyrë që të eksperimentonte me fonetikën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama