Gjuha celesi i kenaqesise
- Botuar: 12 vite më parë
- Shkruar nga:
Mendonit se gjuha nuk luante ndonjë rol të rëndësishëm për të kënaqur partnerin? Gabonit. Ajo mund të bëjë mrekulli dhe të sjelle ndjesi të forta. Atij do i pëlqejë, por edhe juve gjithashtu.
Kyçi i dashurisë dhe erotizmit
Për meshkujt, kyçi i dorës është një zonë shumë e ndjeshme. E kush mund ta besonte! Guduliseni atë me gjuhë duke vazhduar tek pëllëmba e dorës dhe deri tek gishtat. Ndjesitë do jene te reja, te çuditshme dhe euforike. Zotëria do jetë në prag ekstaze.
Buzëqeshje ekstaze deri tek veshët
Edhe pse shpesh harrohen, veshët janë të rëndësishme për të arritur kënaqësinë. Filloni duke përkëdhelur pjesën e jashtme të veshit dhe vazhdoni me pas tek lobi. I mpirë nga koka deri tek këmbët, partneri juaj do ndihet si mbi re.
Sensualitet kraharori dhe gjoksi
Të argëtohesh me gjoksin e partnerit ndonjëherë mund ta irritojë atë. Nga ana tjetër ka raste kur përkëdhelja e kujdesshme mund të sjelle kënaqësi pa fund. Për këtë duket të përdorni gjuhen. Mos harroni kokat e gjoksit.
Tek gjunjët qe ai të “shprehet” më shumë
Përkëdhelja e gjunjëve gjithashtu sjell një ndjesi te papërshkrueshme. Mos ngurroni t’i përkëdhelni dhe t’i lëpini me gjuhë.
Kapakët e syve
Kapakët e syve do e “adhurojnë” ngrohtësinë e ujshme të gjuhës dhe në të njëjtën kohë gjuha juaj do e “dashurojë” kontaktin me lëkurën e butë të kapakëve.
Përdorni akullin
Ata që pëlqejnë aksesorët erotikë, nuk duhet të kërkojnë shume larg sepse në fakt mjeti i duhur gjendet shumë pranë jush. Akulli është një aksesor bukal shumë erotik. Shkrijeni atë në trupin e partnerit pa harruar zonat erogjene. Ai do drithërohet