Gjuha e trupit zbulon qellimet e tij

Gjuha e trupit zbulon qellimet e tij
A eshte serioz ne qellimet e tij kundruall jush, apo deshiron vetem argetim te shkurter. Vleresojeni mashkullin qe ju pelqen ne baze te sjelljeve, gjesteve dhe mimikes se tij, per ta marre vesh se a eshte vetem ne kerkim te argetimit, apo thene me mire, shuarjes se epsheve, apo me te vertete eshte i dashuruar ne ju. Aftesia e leximit te gjuhes se trupit mund t’ju kurseje nga shume probleme ne marredheniet midis jush dhe meshkujve, thote Gordon Wainwright, autori i librit „Gjuha e trupit“, nga i cili edhe ua sjellim kete udhezues per zbulimin e genjeshtareve. Ja ku duhet ta perqendroni vemendjen tuaj kur te dilni ne takimin e pare.

Belbezuesi i hutuar

Nese u duket se te mashkulli qe ju vardiset nuk ka sinkronizim midis ritmit te te folurit dhe levizjeve, jini te sigurt se para jush eshte nje person emocionalisht labil. Ai as vet nuk e di se çka do e ede nese ju ben lajka, ne te vertete ne to nuk beson as ai vet.
 
Donzhuani i kafeneve

Nese vereni se shikimi i tij shpesh ‘shetite’ apo me shume e shikon pijen e tij, duke luajtur me te, kjo eshte njera nder shenjat e sigurta se ai me ju nuk ka plane serioze.
 
Behet fjale per flirt te thjeshte

Nese mashkulli me te cilin keni dale ne takim te pare, derisa bisedon me ju, nuk ka qendrim te drejte te trupit, por eshte disi i shtremberuar ne pjesen e supeve, dijeni se ai as qe mundohet te leje pershtypje te mire te ju. Ky eshte nje gjest evident se qellimi i tij eshte vetem te luaje me ju.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama