Gjuha shqipe eshte mesuar ne shkollat fetare ne Shek.XVI-Shek .XVIII

Gjuha shqipe eshte mesuar ne shkollat fetare ne Shek.XVI-Shek .XVIII
Gjuha shqipe është mësuar heret në trevat shqiptare dhe këtë e dëshmojnë dokumente të zbuluara ndër vite, por për të parën herë mbahet një tubim për të evidentuar mësimin e gjuhës shqipe në shkollat e vendit, më heret nga 1 marsi i vitit 1887, që vlen të theksohet se është një datë e pacenueshme pasi bëhet fjalë për çeljen e shkollës së parë kombëtare shqipe.

Kësioj, dhjetra trajtesa të studiuesve shqiptarë janë bërë bashkë në tubimin “Shkollat shqipe në trevat shqiptare nga shek.XVI deri në gjysmën e dytë të shekullit XVIII”. Historiani Pëllumb Xhufi flet për mësimin e shqipes në shkollat fetare.

“7 Marsi është padyshim një pikë qëndore në arsimin tonë kombëtar, në shkollën kombëtare shqipe por kjo nuk përjashton, përkundrzi është e vërtetuar nga dokumente të ndryshme që gjuha shqipe është mësuar më heret në shkolla për efekte fetare, pra në shkolla fetare prej shekullit XVI dhe XVII e deri në gjysmën e shekullit XVII. Në nisje në shkollat e veriut katolik dhe më pas edhe në Shqipërinë e jugut, në hemisferën ortodokse shqiptare ku kushtet nuk ishin aq të favorshme sa në veri për shkak të organizmit politik i cili ishte më funksional në këtë pjesë të Shqipërisë”-thekson historiani Xhufi i cili vijon duke thënë se për efekte fetare në këto shkolla mëismi jepej në gjuhën greke siç janë lëndët enciklopedike, ndërsa jepej edhe një lëndë e veçantë e gjuhës shqipe.

Këto fakte historike ndonëse jo të njohura për publikun, ndër studiues nuk janë diç e panjohur. Por ky tubim merr vlerë të veçantë pasi është i pari i këtij lloji i mbajtur në vend.

“Autorët e vjetër siç janë Buzuku dhe Bogdani, është ky një fakt i pasqyruar edhe në tekste gjatë periudhës së komunizmit, që ata jepnin edhe mësime të gjuhës shqipe. Nuk ka pasur studime të thelluara dhe kjo është vlera e kësaj konference, që ofron studime fondamentale në këtë drejtim. Por duhet bërë dallimi përherë me shkollën kombëtare që është çelur në Korçë në 7 marsin e vitit 1887…pastaj ka edhe mësim të gjuhës shqipe në shkolla të tjera me mësime që bëheshin në gjuhët e mëdha si në greqisht, italish dhe latinisht”.

Tubimi që bëri bashkë gjuhëtarët dhe historianët u mbajt në Muzeun Historik Kombëtar si një bashkërendim i Ministrisë së Kulturës me Qendrën e Studimeve Albanologjike, veprimtari kjo në kuadër të 100-vjetorit të pavarësimit të vendit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama