“Gjuha është lëndë lider dhe nuk mund të futet në sqetullën e letërsisë”
Ai kërkon transformimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në shkolla madje shtrirjen në të gjithë ciklin dhe në atë parashkollorë me elementë më fillestarë të saj.
“Kjo kërkon së pari shmangien e metodës klasike dhe kalimin e mësimit të saj me rrokëzim. Ne në shkollë duhet të kemi dy shtylla kyesore, gjuhën dhe matematikën. Por nëse përmendim konceptin gjuhë-letësi nuk bëjmë as gjuhë as letërsi. Prandaj kurrikulat e reja duhet të hyjnë sa më shpejt në përdorim. Edhe mësuesit duhet të rikualifikohen. Gjuha dhe ADN-ja janë dy elementet kryesore të identitetit tonë kombëtar.”- tha Berisha.
Për këtë vit shkollor, të gjithë nxënësit e familjeve në nevojë do të marrin librat falas që ditën e parë ose me rimbursim 100%". Do të përfitojnë nxënësit rom që vijojnë arsimin e detyruar, nxënësit me probleme shikimi dhe dëgjimi, nxënësit që vijnë nga familjet e pakicave kombëtare, ata që vijnë nga rreth 1000 mijë familje me probleme, nxënësit që kanë në familjet e tyre kryefamiljarin me pension invalidi nga shteti, ose ata që vijnë nga familje ku kryefamiljari është në pension. Gjithashtu do të rimbursohen në masën 50% tekstet për të gjithë fëmijët e punonjësve buxhetorë dhe jo buxhetorë të sipërmarrjeve publike, apo ku shteti është aksioner, por që kanë një pagë bruto nën 30 mijë lekë. Ndërsa nxënësit që vijnë nga familjet e emigrantëve në diasporë do të marrin tekstet falas për plotësimin e programit.
Pesë ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2012- 2013 kryeministri Berisha kërkon ndarjen e lëndës së gjuhës nga letërsia. Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri shprehu shqetësimin se gjatë këtyre viteve kur gjuha dhe letërsia janë zhvilluar bashkë, gjuha është dëmtuar shumë.
“Gjuha është lëndë lider dhe nuk mund të futet në sqetullën e letërsisë”.
Ai kërkon transformimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në shkolla madje shtrirjen në të gjithë ciklin dhe në atë parashkollorë me elementë më fillestarë të saj.
“Kjo kërkon së pari shmangien e metodës klasike dhe kalimin e mësimit të saj me rrokëzim. Ne në shkollë duhet të kemi dy shtylla kyesore, gjuhën dhe matematikën. Por nëse përmendim konceptin gjuhë-letësi nuk bëjmë as gjuhë as letërsi. Prandaj kurrikulat e reja duhet të hyjnë sa më shpejt në përdorim. Edhe mësuesit duhet të rikualifikohen. Gjuha dhe ADN-ja janë dy elementet kryesore të identitetit tonë kombëtar.”- tha Berisha.
Gjithashtu do të rimbursohen në masën 50% tekstet për të gjithë fëmijët e punonjësve buxhetorë dhe jo buxhetorë të sipërmarrjeve publike, apo ku shteti është aksioner, por që kanë një pagë bruto nën 30 mijë lekë. Ndërsa nxënësit që vijnë nga familjet e emigrantëve në diasporë do të marrin tekstet falas për plotësimin e programit.