Gjuhe fare llagar

Gjuhe fare llagar
Homazh perkthyesit Halit Selfo

Kane kaluar 52 vjet qyshse botohej per here te pare ne shqipe "Udhetimet e Guliverit" i Xhonatan Suiftit (1667 -1745). eshte thene se prej setres se Guliverit dolen ne sterene e Anglise ne dyqind-treqind vitet e ardhshem vepra subversive qe u folen ne dy gjuhe bashkekohesve njegjuhesh. Kjo dygjuhesi eshte quajtur edhe satire politike, duke mbajtur parasysh kontekstin politik-shoqeror te mjedisit ku shkruhej vepra dhe te raporteve te Suiftit me kete mjedis.

"Udhetimet e Guliverit. Nder vise te largeta te dheut" i perkthyer nga Halit Selfo, u botua nga Ndermarrja Shteterore e Botimeve, Tirane me 1958 me tirazh 10 mije kopje. Nuk dime me siguri nese romani eshte botuar dy here brenda atij viti. Me 1974 ribotohet, tirazhi serish 10 mije kopje. Tirazhe te tilla per kohen dhe lexuesin e etuar ishin normale - "Zemra" e De Amicis, perkthim i Selfos, ne botimin e pare qarkulloi me tirazh 20 mije kopje.

Perkthyesi kishte 10 vjet qe kish vdekur dhe zonja Selfo me zor arrinte te rriste tre jetime. Pas viteve nentedhjete keta trashegimtare bejne nje botim te "Udhetimeve te Guliverit" qe veshtire se e gjeje ne qarkullim. Se fundi, me botimin e katert (Botimet Zenit, Tirane 2010) Guliveri po hyn ne brezin e trete te lexuesit shqiptar. Me siguri ky lexues nuk ka degjuar ndonjehere per perkthyesin e tij, qe pati jete te stuhishme, te shkurter dhe e mira qe beri jo gjithmone iu la me te mire. E megjithate kush lexon "Udhetimet e Guliverit" me gjuhen shqipe te Halit Selfos mund te marre me mend nje burre me humor te holle, siç e pershkruan bashkeshortja ne intervisten dhene "Shekullit".

"Nuk perkthej me kile une", refuzonte Selfoja, megjitheqe ndonje veper me kerkese te Lidhjes se Shkrimtareve apo te atyre mbi çatine e Lidhjes, e pati kryer si pune. Kur zonja Shpresa permend per shembull nje veper me titull "Fabrika flet", tund doren ne ajer si per te thene, asgje per te çuditur te tjeret. Kjo grua ndersa tundte femijet ne krah e degjonte te shoqin si tingellonin Suifti, Dymaja, Fransi, Verni.
Halit Selfo vdiq 46 vjeç por kishte perkthyer sa per gjithe jeten.

Romani qe rimarrim ne duar perveçse nje kryeveper e letersise boterore, qe te mban mberthyer per aktualitetin e satires ndaj njeriut si qenie politike, eshte nje kryeveper e perngjashme e perkthimit ne shqipe. Ne nje shenim ne frontespic te "Guliverit" qe familjaret e kane ruajtur si nje kushtim per Mitrush Kutelin, perkthyesi i shkruan: "I dashuri shoku Mane: dikush thote se perkthimi eshte "le revers du tapis". Une mejtoj se eshte posi ajo fuçia e keqe, qe e ben veren uthull. Nuk ka mekat me te rende se te prishesh nje veper kaq te bukur, qe eshte si nektari i veres "Porto", po mua, per aresye financiare, s'me vjen mbare ta them pazarit ate qe mund t'ja peshperis nje miku. H. Selfo, Tirane me 10 korrik 1958."

Duke udhetuar ne brigjet e Liliputit, perkthyesi "e takon" Njeriun Mal me perandorine e kocomiceve, picrrakeve, spurdhiqeve, mincove. Ne Blefuskun e njerezve kavake, sterhell te gjate, e shtron Guliverin ne ligjerata te gjata me mbretin. I rrefen per atdheun, se "me çfare zelli selitet e mbruhet secili per te zoteruar artet e armet" ne parlamentin anglez.

Nga Lauputa na tregon se s'mbeti qytet pa akademine e tij, se dijetaret thelloheshin ne shkencen spekulative, ndersa Guliveri me "shpirtin fare llagar" zbulon se si nderrojne njerezit, nderrojne zakonet dhe paragjykimet. Shembuj te tjere fjalesh te vjetra, te reja, shprehje te rralla, te cilat i kemi futur qellimisht ne keto radhe, te mahnisin me larmine dhe freskine, po dhe me idete qe veshin, dhe tregojne se Selfoja ishte nje perkthyes me talent, sa edhe kerkimsor.

Ai thote: Detar i sosur, nje lule djale, nje burre i rrahur e i vuar, plot e sterplot apo "me vuri ne be", "u shtriva peshk", "nuk ma vari torben", "me hante miza", "rane ne godi", "bera zemer", "s'pyet as tym as flake", "kerkonte te dinte edhe qimen", "ze fill" etj. Ne Gazeta "Drita" te 10 shkurtit 1963, Selfoja i pergjigjet nje artikulli satirik te revistes "Hosteni" ku ishte kritikuar "zelli i tij i tepruar per te perdorur medoemos fjale te rralla, te papershtatshme", kesaj here per stilin e Anatol Fransit ne romanin "Perendite kane etje".

Perkthyesi pergjigjet se "mundet nga deshira per ta dhene perkthimin sa me shqip, kemi bere edhe teperime", po "ne mendojme se perpjekja per te kerkuar fjale shqipe, qofte edhe te rralla, per te krijuar neologjizma sipas natyres se gjuhes shqipe, nuk eshte per t'u denuar, e aq me teper per t'u tallur ne nje reviste satirike". Ai jep burimet e fjaloreve nga i ka marre, permend Fjalorin e Institutit te Shkencavet, Fjalorin e Kordinjanos, Leottit.

Duke iu referuar atyre ai shpjegon pse perdor ne vend te fjales korrupsion shqerezim, karamanjolle ne vend te gijotine, topar per artilier, sqimatar per elegant, pod per tribune, mjeshteri per talent, siprani per sovranitet. I pergjegjshem se "detyre" e çdo shkrimtari dhe perkthyesi eshte "te japi kontributin e tij ne pasurimin e gjuhes sone" pa pretenduar aspak qe keto fjale te hyjne me doemos ne gjuhen e shkruar.
E pasi ka dhene argumente, nuk e kursen humorin ndaj kritikut te tij: "kam perdorur pajton per pajton me dy kuaj: kerkojme ndjese, kemi harruar dy kuajt."

Kush eshte

Halit Selfo (2.V.1918 - 14. VIII. 1964) u lind ne nje familje tregtaresh gjirokastrite. Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes dhe Liceun Francez ne qytetin e Korçes. Studimet e larta i kreu ne Padova per Ekonomi-Biznes, por pushtimi fashist i Shqiperise e detyroi te kthehej ne atdhe dhe te marre pjese ne luften antifashiste. Pas çlirimit punon redaktor ne gazeten ushtarake "Luftetari" dhe pas disa vitesh burgoset si "Armik i Popullit". Vuan denimin ne burg dhe ne kampin famekeq te Maliqit. Mbasi lirohet fillon te perktheje nga letersia boterore, fillimisht si punonjes i jashtem i ndermarrjes "Naim Frasheri" dhe me pas i perhershem.

Perkthente nga disa gjuhe, frengjishtja, italishtja, anglishtja. Solli ne shqipe "Zemra" e De Amicis, "Djemte e rruges Pal" i Molnar, "Udhetimet e Guliverit" i Seift-it, "Konti i Monte Kristos" i Duma-se, dhe nje seri veprash te Zhyl Vernit. Ai renditet nder mjeshtrat e perkthimit si Sotir Caci, Vedat Kokona, Spiro Çomora etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama