Gjuhet e ‘vdekura’ mund te ‘ringjallen’

Gjuhet e ‘vdekura’ mund te ‘ringjallen’
Shkencëtarët  kanë krijuar një program kompjuterik, i cili ka mundësi që të riprodhojë gjuhët e vjetra antike, të cilat kanë vdekur tashmë.  Për të testuar sistemin, një grup shkencëtarësh morri 635 gjuhë të cilat fliten në Azi dhe Paqësor, duke arritur që të rikrijojë gjuhën e tyre mëmë prej nga kanë rrjedhur. Deri më tani ky proces është mjaft i ngadaltë dhe kërkon shumë kohë deri në riprodhimin final të gjuhëve të vdekura.

Dan Klein, një profesor i Universitetit të Kalifornisë tha: “Nevojitet një kohë mjaft e madhe për një qenie njerëzore që të rishikojë të gjitha të dhënat që jep programi për gjuhët."

“Deri më tani ka me mijëra gjuhë në botë, të cilat kanë nga mijëra fjalë, pa përmendur këtu gjuhët paraardhëse. Do të duhen qindra vjet që të filtrohen të gjitha gjuhët për të gjetur gjuhën tonë mëmë, atë të parën prej nga kanë rrjedhur të gjitha të tjerat."

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama