Këtë tezë e ngre lart pema e parë gjenealogjike, rindërtuar sipas disa statistikave të fundit bazuar në metodologjinë më të re të zhvillimit biologjik të linguistikës. Teoria në fjalë është publikuar në agjencinë italiane të lajmeve “Ansa”. Sipas burimit në fjalë, fakti rreth zhvillimit të gjuhëve është riparë dhe risjellë si ngjarje në bazë të një studimi të thellë të evolucionit të njihet si “evolucioni i virusit”, i cili ka konsistuar te zbërthimi në bazë të gjurmimit të origjinës së gjuhëve të cilat janë pjesë e kësaj peme. Në këtë pemë gjenealogjike të gjuhëve indoevropiane bën pjesë edhe shqipja. Rrënjët e këtyre gjuhëve janë zbërthyer më në detaje në hulumtimet që ka ndjekur për një periudhë disa mujore Universiteti “Remco Bouckaert” në Auckland të Zelandës së Re. Të dhënat janë botuar në revistën ‘Shkenca’.