Gjumi cilesia jo sasia kane rendesi

Gjumi, cilesia, jo sasia kane rendesi
Kalojme ne gjume nje pjese te mire te jetes dhe jo gjithmone jemi te kenaqur nga cilesia e tij dhe jo gjithmone arrijme te vleresojme rendesine e ketij veprimi qe ndodh naten ne jeten qe zhvillojme diten. Te flesh, apo te mos flesh, kjo eshte çeshtja. Por pyetja tjeter e radhes eshte te flesh shume apo pak? Ne boten e sotme, kur njerezit jane plot ankth, stres dhe kane shume pak kohe per çdo gje, perfshi edhe gjumin, kohezgjatja e tij eshte shume e rendesishme dhe nje çeshtje qe po diskutohet gjithnje e me shume. Si pasoje, shume personave u jane reduktuar ndjeshem oret e gjumit dhe jo rralle ata jane te shqetesuar per kete gje.

Zakonisht dihet qe 8 ore gjume jane te nevojshem per organizmin tone qe te çlodhet dhe te rimarre veten. Ne fakt, sipas disa studiuesve, si ne çdo gje edhe ne rastin e gjumit nuk eshte shume e rendesishme sasia, por cilesia e veprimeve, ne kete rast gjumit. Ne fakt per gjumin dhe menyren e berjes se tij nuk ka shume informacione dhe njerezit mundohen t’i zgjidhin vete te gjitha problemet, qe nga ato te mungeses se gjumit, te mbingopjes, apo te gjumit te keq. Sipas nje sondazhi te fundit, ne vendet e Europes Perendimore jane shtuar rastet e individeve qe kane probleme me gjumin.

 Nje pjese gjithnje e me e madhe e tyre jane shnderruar ne vartes, apo perdorues te rregullt te tabletave nga me te ndryshmet, te cilave ua besojne “suksesin” e oreve te nates. Sipas psikologeve, nje pjese e madhe e “fajit” eshte shkaktuar nga perjetimet e njerezve ne mesin e krizes ekonomike, nga humbjet e pesuara dhe mbi te gjitha nga situata e frikes dhe e pasigurise per vendin e punes, per mireqenien personale dhe te ardhmen e femijeve. Per sa u perket tabletave te koheve te fundit, qe ndihmojne ne permiresimin dhe sjelljen e gjumit, ato krijojne me pak varesi nga tabletat e koheve me pare, qe e kishin me te larte kete efekt anesor, megjithate nuk jane teresisht te shkeputura nga nje ndikim i tille. Kjo i ka bere mjeket te jene me doreleshuar ne mbushjen e recetave per njerezit qe kerkojne permiresimin e gjumit permes mjekimeve.

Megjithate, per ata qe duan ende te provojne me forcat e tyre arritjen e nje gjumi te shendetshem, eshte e rendesishme qe te dine se jo domosdoshmerish duhet te flene 8 ore per te qene ne forme dhe ne balance me ritmet e organizmit. Sipas psikologeve, eshte shume normale te te dale gjumi heret ne mengjes, sepse kjo jo gjithmone do te thote se ke bere gjume te keq, apo ke ndonje problem qe nuk te le te zgjohesh ne nje ore te vone. Po keshtu edhe studentet mund te jene shume te fresket dhe te perqendruar ne nje provim te tyrin, edhe nese nuk kane vene gjume ne sy nje nate me pare.

E njejta gje vlen edhe per futbollistet, te cilet mund te ankohen per gjumin e keq, apo per pagjumesine e nates para ndeshjes se rendesishme. Edhe nese nuk arrijme te bejme nje gjume te mire, apo siç e quajme te plote para nje dite te rendesishme e te mbushur me emocione, i kemi te gjitha mundesite te arrijme rezultatet maksimale. Ne kete kendveshtrim mund te thuhet se edhe nje gjume i shkurter, por i bere ne menyren e duhur, eshte me se i mjaftueshem per te na dhene force dhe qetesi ne diten ne vijim. Por cilat jane disa nga çelesat e suksesit te nje gjumi te tille te shkurter, por efikas? Ja disa keshilla, qe nese do te ndiqeshin do ta permiresonin shume cilesine e gjysmes se jetes sone.

Dieta

Te mos ngrenet para gjumit te darkes eshte me pak e rendesishme nga sa mund te kemi mesuar apo nga sa mund te na jane thene deri me tani. Ai qe eshte me te vertete i rendesishem eshte mengjesi dhe koha e vakteve. Te ngrenet ne nje kohe relativisht te njejte te te gjitha vakteve dhe mostolerimi i mengjesit kushtezon sistemin e metabolizmit dhe si pasoje edhe gjithe sistemin e gjumit dhe zgjimit te tij. Deri me tani i eshte dhene nje rendesi shume e madhe mosngrenies se nje sasie te madhe ushqimi ne darke, para gjumit, per shkak te rendimit te stomakut e si pasoje shtimit te problemeve ne shtrat. Por, ne fakt, ngrenia e mengjesit ka me shume rendesi. Kjo, sepse mengjesi eshte nje hapesire kohore ne te cilen i jepet trupit nje mesazh i rendesishem, ai qe trupi tashme ne fillim te aktivitetit te dites ka sasine e nevojshme dhe te mjaftueshme te ushqimit, e si pasoje energjine per te perballuar te gjitha sfidat mendore ose fizike te punes apo levizjes.

Kohezgjatja

Ish-kryeministrja britanike thoshte shpesh se kishte nevoje vetem per 4 ore gjume per t’u çlodhur dhe per te rimarre veten. Te tjere thone se kane nevoje patjeter per te pakten 8 ore gjume. Gjumi ne fakt, si çdo gje tjeter, varet shume nga situata individuale ne te cilen ndodhet çdo organizem. Keshtu per shembull, futbollistet qe bejne nje stervitje te rende dy here ne dite kane nevoje per nje pushim me te gjate se te tjeret te themi per nje gjume dy here ne dite. Gjithçka eshte personale dhe nuk mund te konsiderohet nje individ problematik se fle 8, apo edhe ne te kunderten 4 ore.

Fuqia e dremitjes

Çurçilli nuk parapelqente te flinte gjumin e thelle te zakonshem, por ai preferonte te dremiste. Pergjumja shpesh eshte me e fuqishme dhe me relaksuese se gjumi vete. Ajo na ndihmon te qetesohemi dhe te kthjellohemi me shume se nje gjume i thelle dhe i gjate. Efekti i saj eshte shume qetesues mbi trupin dhe mendjen, kryesisht mbi muskulaturen. Shpesh eshte paradhome e gjumit, por ka edhe raste kur mbetet vetem nje dremitje qe konsiderohet nga organizmi si e mjaftueshme per te pushuar.

Enderrimi

endrrat kane nje rol te rendesishem ne kategorizimin e kujtimeve. Madje edhe ato endrra qe i konsiderojme makthe mund te jene te dobishme dhe duhet qe te perballemi me to, duke qene se mund te na ofrojne çelesat ne lidhje me problemet qe kemi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama