Një gjumë i mirë prej 7 ose më shumë orësh mbron zemrën dhe bën që të keni një jetë të shëndetshme. Sipas një studimi të gjerë, këshillat e zakonshme për stërvitje, dietë dhe lënien e alkoolit apo cigares janë të dobishme, por shpëtohen më shumë jetë nëse njerëzit do të flenë gjumë mjaftueshëm.
Shumë probleme të zemrës mund të shmangen ose të paktën të shtyhen me anë të gjumit, sipas kërkuesve shkencorë hollandezë, të cilët kanë vëzhguar përgjatë 10 viteve 14000 raste të arresteve kardiake.
Në fund të studimit, u pa se njerëzit që nuk konsumonin alkool, nuk pinin duhan, stërviteshin rregullisht dhe ushqeheshin mirë ulnin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 57%. Por, nëse këtyre 4 zakoneve të mira i shtohej edhe gjumi i mjaftueshëm, atëherë rreziku ulej me 83%.