Gjuric Shqiptaret e akuzuan kot Jabllanovicin qeveria ben gabim

Gjuric: Shqiptaret e akuzuan kot Jabllanovicin, qeveria ben gabim

Shkarkimi i Jabllanoviç ishte i njëanshëm dhe gabim i madh. Kështu e cilësoi drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, vendimin e qeverisë “Mustafa”, lidhur m shkarkimin e ministrit serb për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç.

“Vendimi i njëanshëm i kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe i zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi për të ndërruar ministrin Jabllanoviç, është gabim shumë i madh”, deklaroi Gjuriç.

Ai shkoi më tej, duke akuzuar opinion shqiptar se pretendimet e tyre janë të pavërteta, ndërsa sipas tij priten të merren vendime vetëm pas takimit me kreun e qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç.

“Jabllanoviç nuk është fajtor për çfarë një pjesë e opinionit shqiptar demonstron dhe e akuzon. Vendimet për hapat e mëtejmë do të merren pas takimit të anëtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Nuk do të pranojmë poshtërimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e krahinës”, tha Gjuriç.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama