Gjykata Kushtetuese i heq mandatin e deputetit Koco Kokedhimes

Gjykata Kushtetuese i heq mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës

Gjykata Kushtetuese i ka hequr sot mandatin deputetit socialist Koço Kokëdhima.

Disa muaj më parë, Zoti Kokëdhima u akuzua nga Partia Demokratike se kishte përfituar fonde publike gjatë kohës që ishte deputet, shkelje kjo e Kushtetutës.

Sipas verifikimeve të kryera, Koço Kokëdhima ka përfituar 150 tendera publikë me anë të kompanisë së tij.

Vendin e tij do ta zërë Edmond Leka, kryetari I degës së Partisë Socialiste në Vlorë.

Partia Demokratike ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese dhe shqyrtimin e mandatëve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, akuzuar për të njëjtën shkelje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama