Në shtator të këtij viti, Apple kishte argumentuar në një gjykatë në Hagë se Samsung kishte shkelur patentën e saj për funksionin “multi-touch”, i cili lejon përdoruesit të përdorin dy gishta në të njëjtën kohë në ekranin e ndjeshëm në prekje.
"Me këto produkte Samsung nuk shkel patentat për të cilat pretendon Apple" tha gjykata në vendimin e saj.
Apple e ka paditur rivalin Samsung edhe në gjykata tjera lidhur me funksionin e saj të famshëm "pinch to zoom", i cili e zmadhon ekranin e pajisjeve celulare pas dy prekjeve, dhe më pas përdoruesi merr një pamje të zmadhuar të ekranit ose shkronjave gjatë leximit të përmbajtjes.