Gjykata detyron nje cift te shkembejne kodet e Facebook-ut dhe MySpace

Gjykata detyron nje cift te shkembejne kodet e Facebook-ut dhe MySpace
Një gjykatë ka detyruar një çift që të shkëmbejnë kodet e Facebook-ut dhe MaSpace si pjesë e procedurave për divorc. Gjykatësi Keneth Shlger u tha Stephen dhe Courtney Gallion që tu japin avokatëve të tyre kodet e rrjeteve sociale në mënyrë që ata të mund të “peshkojnë” të dhëna inkriminuese. Atyre u është ndalur ndryshimi i kodeve apo fshirja e materialeve.

Kjo masë e pazakontë erdhi pasi avokati i zotit Gallion pretendoi se jeta në internet e gruas së tij mund të sigurojë “municion” për betejën e tyre për divorc. Revista Forbes raporton se pas kësaj mase zonja Gallion i ka dërguar një sms një miku duke i kërkuar ati që ti ndërrojë kodet dhe të fshirë disa mesazhe. Kjo ngjarje nuk është e para ku rrjetet sociale luajnë rol në çështjet e divorceve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama