Gjykata e Strasburgut Denimi me vdekje shkelje e te drejtave te njeriut!

Gjykata e Strasburgut: Denimi me vdekje, shkelje e te drejtave te njeriut!

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur që dënimi me burg të përjetshëm i kriminelëve, pa mundësinë e lirimit, është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore. 16 prej 17 gjyqtarëve të panelit konsiderojnë se të burgosurve duhet tu jepet mundësia që dënimet e tyre të rishqyrtohen.

Paneli e ka shqyrtuar këtë çështje sipas kërkesës nga tre britanikë, që vuajnë dënime me burg të përjetshëm për vrasje, përfshirë edhe personin Jeremy Bamber, i cili ishte i dënuar për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së tij, në vitin 1985. Tani, vendimi i sotëm i Gjykatës së Strasburgut duhet të shqyrtohet nga qeveria e Britanisë, e cila në vitin 2003 e ka anuluar parimin që lejonte që dënimi me burgim të përjetshëm të rishqyrtohej pas 25 viteve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama