Gjykata le ne burg Karcinin avokati Do ta cojme ceshtjen ne Apel

Gjykata le ne burg Karcinin, avokati: Do ta cojme ceshtjen ne Apel

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin e gazit Ilir Karçini, i cili dyshohet se pagoi Julian Sinanajn 150 mijë euro për të vrarë një prej bosëve të hidrokarbuereve në Durrës, Pirro Bare, ngjarje e parandaluar me arrestimin e grupit terrorist të Vlorës. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe zgjati vetëm disa minuta. Ndërsa avokati i Ilir Karçinit, Theodhori Sollaku ka deklaruar se  do ta ankimojë masën e sigurisë për klientin e tij në Gjykatën e Apelit. Sipas tij, Ilir Karçini nuk ka njohje me Julian Sinanajn dhe të penduarin  N.Gj.

Ilir Karçini u arrestua dy ditë më parë, kur Julian Sinanaj dhe i penduari N.Gj., kanë nxjerrë emrin e tij si urdhërues i një prej krimeve që u parandalua.

Karçini, që njihet si një ndër biznesmenët më të rëndësishëm në vend, me lidhje të forta politike. Sipas prokurorisë ai ka përdorur si ndërmjetës, për të shkuar tek Julian Sinanaj, dy kushërinjtë, Genis Mëhilli dhe Andon Mëhilli.

Rrëfehet biznesmeni

Ilir Karçini ka vijuar edhe për gjatë gjithë ditës së djeshme të merret në pyetje për të mësuar të vërtetën e pretenduar nga killeri vrasës, Julian Sinanaj, i paguar nga killera të pasur.  Ai jo vetëm që ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë lidhje me akuzën që i ka ngritur policia dhe prokuroria, por ai ka bërë me dije para hetuesve se nuk ka asnjë njohje me personat që gjenden në dosjen e mafies së C4-ës.

 Karçini, i njohur si bosi i ‘Prima Gaz’ ka shpjeguar me detaje konfliktet e herë pas hershme me biznesmenin Piro Bare si dhe përballjet ligjore që ka patur me drejtuesin e ‘Romano Port’.  Referuar të dhënave që vijnë nga grupi i hetimit saktësohet se Karçini ka mohuar njohjet  edhe me personat që sipas dy të penduarve të drejtësisë janë porositësit në emër të tij për të ekzekutuar Piro Baren, 56-vjeçarin fierak, i cili momentalisht gjendet jashtë vendi.

 Grupi i hetimit ka vijuar ditën e djeshme edhe me verifikimin e të gjitha bisedave që ka kryer biznesmeni i arrestuar për gjatë gjithë kohës në të cilën pretendohet se është porositur vrasja e biznesmenit tjetër, ndërsa tashmë pritet edhe zbardhja e tabulateve telefonike mes protagonistit si dhe zbardhja e të gjitha bisedave që janë kryer mes vrasësit dhe dy kushërinjve porositës. Këta dy të fundit, janë edhe çelësi i duhur për të vijuar zbardhjen e të paktën këtyre ngjarjeve që bëri publike policia, të cilat iu faturohen që të gjitha grupit të minave të telekomanduara.

Andon dhe Genis Mëhillaj, sipas killerit Sinanaj, kanë porositur të gjitha aktet e ndërmarra prej tij, që me aktin e shpërthimit të Kollozit, ish-deputetit të PD-së. Gjithashtu pritet që grupi i hetimit të kërkojë edhe dëshminë e biznesmenit tjetër, Piro Bare, i cili dy ditë më parë pranoi jo vetëm se e dinte, por madje do ia linte drejtësisë të gjithë ngjarjen në duar.  Për “kokën” e tij u tha se Karçini kishte paguar një shifër marramendëse, ndërsa i zoti i “Prima Gaz” nuk e ka pranuar asnjë prej akuzave që i janë ngritur nga policia.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama