Gjykata spanjolle vendos Lionel Mesi denohet me burg

Gjykata spanjolle vendos: Lionel Mesi dënohet me burg

Mediat spanjolle raportojnë se ylli i Barcelonës, Leo Mesi dhe babai i tij janë dënuar me 21 muaj burg nga një gjykatë për evazion fiskal. Katër herë fituesi i Topit të Artë është akuzuar se ka fshehur të ardhurat për tre vite, nga 2007 deri në 2009 në shumën 4 milion euro.

14678010432698

Por për shkak se dënimi i gjykatës ishte më pak se dy vjet e Mesi nuk ka një të kaluar kriminale, nuk do të dërgohet në burg. Prokurorët kanë pretenduar se shmangia e taksave në Belize dhe Uruguaj u përdor për të fshehur të ardhurat nga të drejtat e imazhit.

Por Mesi tha se ai "nuk dinte asgjë" për çështjet e tij financiare, raporton "The Guardian". Gjykata e Katalonjës bazuar në pretendimet e organit të akuzës të mërkurën shpalli fajtor Mesin dhe babanë e tij me akuzën e shmangies së tatimit mbi të drejtat e imazhit të Lionel Mesit, më shumë se 4 milion EUR borxh pagesa të prapambetura.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama