Gjykatesi fle zgjohet dhe denon te akuzuarin

Gjykatesi fle, zgjohet dhe denon te akuzuarin
Gjykatësin e zë gjumi gjatë seancës, humb gjithë argumentet e palës mbrojtëse, më pas zgjohet dhe dënon të pandehurin me 5 vite burgim. Ka ndodhur në Rusi, në qytetin e Blagoveshchensk-ut më 12 gusht të vitit të kaluar, por tani është bërë publike falë një videoje që po qarkullon në internet. Në të shihet qartë gjykatësi që ka mbështetur kokën në supin e tij të majtë, ndërkohë që avokati i të pandehurit merr fjalën.

Në përfundim të fjalës së tij, gjykatësi zgjohet dhe pa patur nevojën të vendosë përballë provat pro dhe kundër të akuzuarit, e dënon atë me 5 vite burgim. I akuzuari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, u gjend fajtor për akuzën e mashtrimit fiskal.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama