Gjykatesi urdheron papagallin te paraqitet ne gjykate

Gjykatësi urdhëron papagallin të paraqitet në gjykate
Betejën gjyqësore e ka nisur 52-vjeçarja Angela Colicheski e cila pohon se papagallin e ka blerë para 13 vitesh dhe se ai ka fluturuar nga shtëpia e saj para tri vitesh. Papagalli pas ikjes është paraqitur në shtëpinë e 47-vjeçares Sarite Lytell e cila pohon se e ka gjetur papagallin e hirtë afrikan afërsisht në të njëjtën kohë kur është zhdukur shpendi i zonjës Colicheski, mirëpo ka refuzuar t’ia kthej kafshën e saj të adhuruar.


Avokati i Angela Colicheski beson se klientja e tij do të fitojë rastin nëse shtynë zonjën Lytell ta sjellë papagallin në gjykate. “Shpendi bart unazën e identifikimit, derisa pronësinë do ta dëshmojmë nëse vërtetohet se numrat në unazë përshtaten”, pohon avokati.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama