Gjykohen 3 punetoret qe vodhen thesarin prej 900 mije eurosh

Gjykohen 3 punetoret qe vodhen thesarin prej 900 mije eurosh

Tre punëtorë francezë janë paraqitur në gjykatë, pasi akuzohen se kanë vjedhur një thesar me vlerë 900.000 euro. Sipas shtypit francez, ngjarja ngjason me përrallat e lashta, pasi punëtorët kanë qenë duke punuar në një tokë private kur kanë gjetur thesarin e groposur, i cili përbëhej nga 16 shufra ari dhe 600 monedha ari.

Thesari i cili ishte i vendosur në vazo qelqi, mendohet se është fshehur aty gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe punëtorët nuk u kanë treguar asgjë pronarëve të tokës kur e gjetën, por vendosën ta mbanin për vete.

Sipas policisë franceze, menjëherë pas gjetjes se thesarit,  tre punëtoret fatlumë kishin nisur një jetë luksoze, duke blerë shtëpi, makina e motorë shumë të shtrenjtë, dhe gjithashtu kishin investuar edhe në sigurimin e jetës.

Ngjarja u zbulua pasi zyrtarët tatimorë franceze janë alarmuar kur një nga punëtorët depozitoi dy çeqe me vlerë të lartë në llogarinë e tij bankare.

Hetuesit më pas e kanë ndaluar menjëherë për ta marrë në pyetje dhe punëtori ka pranuar krimin e tij duke treguar edhe detaje të ngjarjes.

Çdo shufër ari peshon një kilogram, ndërsa 600 monedhat e arit që datojnë nga vitet 1924-1927, peshojnë 33 gramë secila.

Punëtorët e moshës 20, 33 dhe 40 vjeç, mendohet se e kanë shitur thesarin te një koleksionist monedhash në Francë dhe tashmë priten që ata të dalin para gjykatës në veriperëndim të Parisit ku do të paraqitet gjithashtu edhe ky koleksionist, me akuzën e trajtimit te mallrave të vjedhura, pavarësisht se ai ka e ka mohuar një gjë të tillë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama